Aktori Morgan Freeman mes 963 amerikanëve të shpallur non grata nga Rusia

22 maj 2022 | 18:19

Kremlini ka përditësuar listën e zyrtarëve amerikanë dhe figurave të famshme të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi, ku përfshihet edhe aktori Morgan Freeman.

Ylli i Hollivudit është në mesin e 963 amerikanëve në listë, ku ndodhet edhe Joe Biden dhe Hillary Clinton.

Freeman shfaqet në një video promovuese të vitit 2017 për një organizatë të quajtur Komiteti për Hetimin e Rusisë, raporton CNN.

Videoja u krijua nga regjisori Rob Reiner, i njohur më së shumti për filmat duke përfshirë “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally”, i cili gjithashtu është shtuar në listën e Kremlinit.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se personat e përfshirë në listë nxitin rusofobinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin del…