Aktorja e famshme flet pas ndarjes me bashkëshortin: Ja pse nuk bëhem nënë

05 gusht 2018 | 23:55

Ylli i hollivudit, Jennifer Aniston është një prej aktoreve më të famshme dhe më të kërkuara në botë, por sërish nuk është e plotësuar në jetë. Ndarja me bashkëshortin Justin Theraoux pas dy vitesh martesë ka ndikuar tek ajo duke marrë edhe kritika se nuk është bërë nënë.

Por, 49-vjeçarja ka vendosur të sqarojë gjithçka për publikun me anë të një interviste për “Instyle”. Ajo nuk dëshiron të cilësohet si ‘zemërthyer’, ‘femër që nuk di të mbajë një mashkull’ apo ‘egoiste’.

Aktorja ka deklaruar se me gjithë respektin e duhur, nuk ndjehet zemërthyer pas ndarjes dhe së dyti. “Ato janë supozime të pakujdesshme, askush nuk e di se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura, askush nuk mendon se sa e ndjeshme mund të jetë për partnerin dhe mua. Ata nuk e dinë atë që kam përjetuar nga ana mjekësore apo emocionale. Ky është presion që gratë të jenë nëna dhe nëse nuk janë, atëherë ato konsiderohen si të dëmtuara, ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është të riprodhoj”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur Angelina Jolie raportohet se do të bëhet…