Aktorja e ‘La Casa de Papel’ flet për Top News: Sfidat si aktore dhe fama e menjëhershme

15 tetor 2021 | 15:39

Aktorja e serialit të famshëm spanjoll “La Casa de Papel”, Jennifer Miranda, ka folur ekskluzivisht për emisionin Breaking në Top News.

Përveç se aktore në serialin që bëri bujë gjithandej, aktorja që luante rolin e Ateche-s, është edhe kampione boksi.

Në një intervistë me gazetaren Sidorela Gjoni, ajo tregoi për karrierën e saj sportive por edhe ëndrrën për të vazhduar të jetë pjesë e kinemasë.

“Roli që luajta e adhurova. Roli i Ateche-s më shkoi shumë për shtat, kështu më tha edhe këshilltari im. Më përshtatet më së miri se ka anën femërore por ka dhe forcën për të mbrojtur edhe grupin,” tha Miranda.

Karriera profesionale

“Karriera ime po ecën mirë, jam pranë arritjes së madhe, se është dhe kampionati i boksit. Jam e hapur për gjithçka që do ndodhë, po bëj hapa të mirë. Gjithashtu kam lënë dyert e hapura për filma të tjerë, sepse më ka pëlqyer shumë e gjithë eksperienca. Do ta pranoj si çdo sfidë në jetën time,” u shpreh aktorja.

Aktorja e 'La Casa de Papel' flet për Top News: Sfidat si aktore

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi nëpërmjet…