Alarmon drejtori i Policisë: Ka kërcënim dhe rrezik për një sulm të ri në veri

15 prill 2024 | 22:18

Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka thënë se ka rrezik e kërcënim ende në veri, meqenëse grupi terrorist i Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë.

Ai tutje ka thënë se ky grup vazhdon të trajnohet në Serbi e të mbështetet nga strukturat e shtetit.

“A ka kërcënim ka, a ka rrezik, unë besoj se ka derisa grupi terrorist i Radoiçiqit vazhdon të jetë i lirë në Serbi, vazhdon të trajnohet në Serbi, vazhdon të mbështetet nga strukturat e Serbisë, të trajnohet atje dhe të qëndrojë afër kufirit të Republikës së Kosovës”.

“Çfarë është Kopauniku, po edhe bazat tjera ushtarake të Serbisë, e që janë afër kufirit tonë, mendoj që ka rrezik, e që ne duhet të jemi vigjilent dhe në gatishmëri të plotë për të vepru atë dhe po e bëjmë” – ka thënë Hoxha në KTV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrjen e dritës jeshile nga Presidenti Emmanuel Macron për blerjen…