Alarmon Edita Tahiri: Nga treg i përbashkët me Evropën rrezik të bëhet treg i përbashkët me Serbinë

11 qershor 2021 | 17:04

Ish-ministrja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se në vend të një tregu përbashkët me Evropën, ka rrezik se mund të krijohet një treg i përbashkët me Serbinë.

Sipas saj kjo është një kthim prapa për rajonin dhe një alternativë që të krijohet “Serbia e Madhe”.

“Në vend se një treg i përbashkët me Evropën, ka rrezik që të bëhet treg i përbashkët me Serbinë. Është një kthim prapa për rajonin dhe një mundësi që Serbia të kthehet në hegjemon ekonomik në Ballkan, si një rrugë alternative për të krijuar ‘Serbinë e Madhe’, duke qenë se dështoi politikisht kur tentoi ndryshimin e kufijve në tri vitet e fundit. Kosova duhet te ketë kujdes mos ta bëjë gabime!”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i AS Roma, Jose Mourinho ka folur për Evropianin…