Alaudini zbulon se sa banorë do të shkojnë në finalen e Big Brother VIP Kosova 2

18 janar 2024 | 11:16

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti, i është përgjigjur së fundmi disa pyetjeve që iu drejtuan nga Liberta Spahiu.

Në mesin e tyre nuk munguan edhe disa për reality shou-n më të famshëm të momentit.

Ai u pyet nga një ndjekës se sa banorë pritet që të shkojnë në finalen e madhe.

Moderatori nga Drenica zbuloi se sivjet kanë vendosur që të shkojnë vetëm katër konkurrentë, për dallim nga viti i kaluar që ishin pesë.

Finalja e madhe ndërkohë do të mbahet ditën e premte (2 shkurt).

Banorët po vazhdojnë të jenë të zhurmshëm e të krijojnë debate të shumta me njëri-tjetrin.

Ata vlen të ceket se janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën në Prishtinë një person ka raportuar në polici…