Ali Ahmeti akuzon bashkëpartiakët e “Grupit të Zjarrit”: 20 vjet rrush e kumbulla me funksione e prapë të pakënaqur

01 shkurt 2023 | 18:23

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka akuzuar bashkë partiakët e tij se kanë qëndruar 20 vite në pushtet dhe kanë bërë rrush e kumbulla. Ai tha se brenda BDI-së ka luftë mes zyrtarëve për t’i zënë vendin njëri tjetrit.

Duke folur për “Grupin e Zjarrit”, Ahmeti para banorëve të Vrapçishtit deklaroi se e kanë gabim dhe kërkoi nga ata që tu bashkëngjiten udhëheqësve aktual partiak dhe t’i ndihmojnë.

“Unë u kam thënë, ata janë njerëz që unë i kam pas shok i kam shokë, e kanë gabim, fund e kokë e kanë gabim, sepse 20 vite janë dhe nuk kanë hequr keq, përherë me funksione.

Të kishte qenë dikush që nuk ka pasur asnjë funksion do ishte hidhëruar do i kishte mbet hatri, por edhe mua s’do më kishte mbetur hatri, por 20 vite rrush e kumbulla me funksione, e prapë të pakënaqur, hiqe këtë e vendose atë, unë drejtoj organe dhe kam përgjegjësi nuk mund të jem i njëanshëm”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. /Alsat.mk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori i Rajonal i Hetimeve i drejtorisë Rajonale të Policisë…