ALI AHMETI KA TË DREJTË TA TAKOJË VETON SURROIN

29 korrik 18:30

Ismet Sylejmani

U bë shumë zhurmë në rrjetet sociale dhe u përfol e u përgojua shumë takimi e pritja që ia rezervoi Udhëheqësi i popullit shqiptar e Lideri i BDI- së Ali Ahmeti, publicistit nga Kosova Veton Surroit në Selinë e BDI-së në Tetovë!

Askush nuk ka të drejtë, ti perzihet tjetrit, qoftë ai i njohur shumë apo edhe i panjohur fare, se kënd duhet ta takojë, në cilin vend dhe kur!

Aq më shumë duhet ti përzihesh Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmetit!

Për tu bërë Udhëheqës i popullit, me parë duhet të keshë qenë luftëtarë lirie me armë në duar, më pas komandant e Kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtare të popullit, Atdheut e Kombit tënd!

Para se të bëhesh Udhëheqës populli e Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë, duhet të keshë qenë veprimtarë e ilegal i madh i aktivitetit politiko-patriotik të vendit e trollit tënd, i verifikuar dhe i dalur me rezulltate të mëdha të frontit antipushtues e çlirimtar të Atdheut!

Krejt këto, në çdo etapë e në çdo hap, kudo e në çdo vend, i ka të përmbledhura Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Armiqtë por edhe kundërshtarët e ndryshëm, madje as përfaqësuesit e kolonave të pesta të taborreve pushtuese, të cilët përfqësojnë dinjitet profesional e karizmë të idealeve të tyre, janë serioz dhe nuk rrëshqasin në kurtha, aty ku vlojnë si lukuni ujqërish interesat e ndryshme!

Jo vetëm pushtuesit e deridjeshëm, por as kundërshtarët e oponentet politik, e te mos flasim për shokët dhe bashkëveprimtarët e aktivitetit politiko-patriotik të veprimtarisë kombëtare, nuk duhet ta lejojnë gjuhën dhe lapsin, të ju dalin para mendjes dhe të plasojnë fyerje e konstatime, të cilat e godasin figurën e Liderit në këtë rast te Ali Ahmetit, të cilat edhe pse bien si fluska sapuni, lënë gjurmë të hidhura dhe shije bajate, ato nuk harrohen, por edhe kur nuk kthehen në masën e njejtë, ato mbjellin smundje dhe përfundojnë me fatalitete të ndryshme e me rënje depresive dhe zhgënjimen palaqosh!

Rrathët, palët dhe fijet e shërbmit për Atdhe dhe dashurisë ndaj Tij, pas përfundimit të luftës për liri, janë të gjithanshme, dhe ato duhet përshndetur e përkrahur, dhe jo penguar e përgojuar!
Prandaj atë personalitet që e takon, që e përkrahë, që e mbështetë, që e avanson, që e shoqëron dhe e thërret dhe e mban afër Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, Ai duhet nderuar e respektuar, por edhe duhet besuar se angazhimi dhe kontributi i tijë do të jetë i padiskutueshëm dhe në favor të popullit shqiptar dhe të agjendës euroatlantike!

Ali Ahmeti ka të drejtë të takojë jo vetëm Veton Surroin, por këdo që e vendos Ai ta takojë!

Prishtinë, 29 Korrik 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i naftës ka filluar të shtrenjtohet sërish, vetëm disa…