Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ia mundësoi Talat Xhaferit të bëhet zot në shtëpinë e tij

28 janar 2024 | 13:59

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se marrëveshja paqësore e Ohrit i ka dhënë leje Talat Xhaferit që të bëhet zot në shtëpinë e tij.

Kështu ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, në ditën kur Talat Xhaferi pritet të bëhet kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut, raporton Klan Kosova.

“Marrëveshja paqësore e Ohrit i dha leje Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Fituan turqit, romët, vllehët, serbët, të gjithë fituan me marrëveshjen paqësore të Orhit dhe kjo marrëveshje neve na ka bërë zot në shtëpinë tonë dhe ju duhet të jeni krenar sepse për këto 22 vite bashkë kemi punuar”, është shprehur Ahmeti.

Ali Ahmeti kështu u është kundërpërgjigjur politikanëve maqedonas Milloshovski dhe Trajanov të cilët u shprehen të pakënaqur ndaj qeverisjes së Xhaferit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Populli, Skënder Rexhepi, nga foltorja e Kuvendit…