Ali Ahmeti mbështet “Marshin për Drejtësi”: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër si loti

02 prill 2023 | 22:24

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka mbështetur “Marshin për Drejtësi”, të mbajtur sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër si loti dhe kundërpërgjigje ndaj gjenocidit serb.

Postimi i plotë:

Sot mbarë kombi u bë bashkë për drejtësi dhe përbtë kërkuar lirimin e menjëhershëm të bijve të vet që i dolën në mbrojtje atdheut të tyre nga kthetrat e okupimit serb.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e bashkëveprimtarëve të mi ishte e pastër si loti, kundërpërgjigje ndaj gjenocidit serb, veprim ushtarak që kishte përkrahjen e madhe të botës perëndimore, ashtu siç sot e ka dhe Ukraina kundër okupimit rus.

Uroj lirimin sa më të shpejtë të tyre dhe ti presim kështu si sot në numër kaq të madh, ashtu siç e meritojnë.

LIRIA KA EMËR!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas marshit për drejtësi të mbajtur në Prishtinë, të dielën,…