Ali Ahmeti për vdekjen e Abdilaqim Ademit: Do të mbetesh përgjithmonë pjesë e pandarë e jona

16 shkurt 12:49

Pas një sëmundjeje të rëndë të enjten rreth mesnatës në Tetovë ka ndërruar jetë, sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BD), Abdilaqim Ademi.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Ademi.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Abdilaqim Ademi iku i ri, në heshtje dhe qetësi.

“Pjesë e pandarë e jona mbetesh përgjithmonë, pjesë e përditshmërisë sonë, pjesë e çdo të arriture, pjesë e çdo vështirësie, pjesë e familjes që e ndërtuam së bashku. Me lutjet tona jemi pranë familjes, bashkëshortes dhe djalit, ata janë pjesë e jona. Ike i ri, në heshtje dhe qetësi, por la mbrapa vetës shumë shokë dhe vepra për të cilat do të kujtohesh përjetësisht. U prehsh në paqe Qimo, të qoftë i lehtë dheu i vendlindjes”, ka shkruar Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), si institucion i specializuar dhe…