ALI AHMETI QYTETAR NDERI I PRIZRENIT, KRYEQYTETIT SHPIRTËROR TË KOMBIT SHQIPTAR

01 prill 2024 | 23:28

Ismet Sylejmani

Pas Tropojës edhe Prizreni, Udhëheqësin e popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin e shpall Qytetar Nderi!

E kemi thënë në shkrimet e meparshme se: “…Luftëtari i madh kombëtar Ali Ahmeti, meriton dhe duhet të jetë Qytetar Nderi jo vetëm i Tropojës, por edhe i Tiranës, i Prishtinës e i Shkupit, i Krujës e i Permetit, i Drenasit e i Skenderajt, i Vlorës e i Korçës, i Gjilanit e i Mitrovicës, i Tetovës e i Gostivarit, i Shkodrës e i Dibrës, por edhe i shumë  qyteteve të tjera të mëdha, të cilat padyshim se janë të  lavdishme, mbi dheun e tokës e të gjeografisë së Atdheut tonë të dashur e të shtrenjtë!

Gjithashtu e kemi thënë se: ALI AHMETI DUHET TË SHPALLET QYTETAR NDERI EDHE I KRYEQYTETEVE,  QYTETEVE DHE KRAHINAVE TË TJERA SHQIPTARE!

Dhe po bëhet realitet parashikimi ynë, se pas shpalljes Qytetar Nderi i Tropojës, Kryeqyteti shpirtëror shqiptar, Prizreni i të famshmes Lidhjes Shqiptare, e stolis gjoksin e legjendarit Ali Ahmeti, me titullin Qytetar Nderi!

Kur nderohet emri i madh dhe personaliteti i shquar i kombit Ali Ahmeti, aty nderohet ilegali i famshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, aty nderohet themeluesi i tri ushtrive çlrimtare UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Por nderohet Kryekomandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe themeluesi e  Lideri historik i BDI-së!

Në kohën e shpalljes Qytetar Nderi të Prizrenit, aty ku i ka themelet e famshmja Lidhja Shqiptare, bashkimi i parë luftarak kundër Perandorisë Osmane, nderohet Arkitekti i bashkimit politik të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Më 2 Prill 2024, në këtë datë e muaj historik, të stoliset me titullin Qytetar Nderi Ali Ahmeti, njëri nga demonstruesit dhe organizatorët e demonstratës së 2 Prillit të vitit 1981, është koinçidencë e jashtëzakonshme historike, politike e kombëtare, popullore e patriotike!

Gjaku i derdhur për liri e çlirim të truallit tonë, por edhe udhëheqësit e mëdhenj të kombit, që kanë bërë nam në Qytetin e Lidhjes e të Kuvendit të Prizrenit, si Abdyl Frasheri, Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni, Ramiz Cernica etj., nderohet me shpalljen Qytetar Nderi të Prizrenit, të   Liderit të Kombit Ali Ahmeti!

Prishtinë, 1 Prill 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dekadën e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë vënë…