Alissoni, portieri i vitit 2019

23 shtator 2019 | 21:48

Alisson Becker ka fituar çmimin e portierit më të mirë për vitin 2019 nga FIFA.

Portieri brazilian shkëlqeu në vitin 2019, duke fituar Champions Leaguen dhe Superkupën e Evropës me Liverpoolin, si dhe Kupën e Amerikës me Brazilin. Alisson mposhti Edersonin e Manchester City dhe Marc-Andre ter Stegen të Barcelonës.

“Faleminderit të gjithë, familjes, shokëve të skuadrës, trajnerit. Jam shumë i lumtur për këtë çmim”, ka deklaruar Alisson.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prill të vitit 2019, Marcelo Bielsa dhe ekipi i…