Aliu: Po thirrni që të votoni një projektbuxhet nga një qeveri që nuk ka legjitimitet
28 dhjetor 2020
| 12:04
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit, ka thënë se po thirrni që ta votoni një projektbuxhet që e ka bërë qeveria që nuk ka pasur legjitimitet.
“Ju nuk keni të drejt për të sjell projektbuxhet. Ju po tentoni të bëni zi e ma zi. Atë sharrën e juaj që e keni dhezë mos e pështillni me interesin nacional”, ka thënë ai.
Aliu ka thënë se më mirë do të ishte të kalohet vendimi për zgjatjen e buxhetit për muajin janar, shkurt dhe mars, në mënyrë që sipas tij, mos të mbesin punëtorët pa paga.
“Nuk keni legjitimet të flisni për interesin nacional madhor”, është shprehur Aliu.



