Aliu: Presidenti Thaçi ia sigurojë votat Qeverisë Hoti

04 qershor 2020 | 11:27

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në emër të grupit parlamentar të kësaj lëvizje, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Qeverisë Hoti ia ka siguruar votat presidenti Hashim Thaçi.

Sipas tij, deputeti Haxhi Shala ka treguar qartë se Thaçi ka bredhur “odë më odë” për t’ia bërë votat Qeverisë Hoti.

“Dje ndodhën dy gjëra të pazakonta: Maunat nga Serbia me dokumente ku shkruan ‘Republika e Kosovës’ dhe votimi i pazakontë, por i pritshëm i votimit të një qeverie të jashtëligjshme, me vota të mbledhura nga presidenti nëpër oda dhe e varur nga Lista Serbe”, ka thënë Aliu, duke shtuar se qytetarët e kanë kuptuar se ndryshimi është i mundshëm, duke parë modelin e Qeverisë Kurti.

“Qytetarët e kanë parë që në këtë vend është i mundshëm ndryshimi. Modeli është vënë, është proces që nuk i dalin para as shkeljet kushtetuese dhe as kërcënimet e akrobacitë”.

“Keq për LDK-në që i dha një goditje Kosovës, por edhe kjo nuk ka mbaruar ende, është betejë e filluar”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë punëtorë të KEK-ut kanë dalë pozitivë me Covid-19. KEK-u…