Pesë punëtorë të KEK-ut dalin pozitivë me Covid-19

04 qershor 2020 | 11:22

Pesë punëtorë të KEK-ut kanë dalë pozitivë me Covid-19. KEK-u ka njoftuar se do të gjurmohen të gjitha kontaktet të cilat më pas do të testohen.

“Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për Covid-19 kanë rezultuar pozitiv edhe 5 kolegë tonë. Prandaj, kemi bërë planin që të gjurmohen kontaktet në KEK të cilët do të dërgohen menjëherë për testime. Të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët”, ka njoftuar KEK-u.

Kjo korporatë ka kërkuar nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë të kujdesen për higjienën, të ruajnë distancën sociale dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Në ndërkohë kërkojmë nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë të mbajnë higjienën dhe distancën sociale. Me rëndësi të veçantë të gjitha grumbullimet janë të ndaluara për shkaqe të evitimit të pandemisë. Menaxherët dhe mbikëqyrësit kanë obligimin e përkujdesit t për punëtorët përkatës dhe zbatimin e masave të nevojshme konform rekomandimeve të IKShPK-së”.

“Menaxhmenti edhe një herë ju bën thirrje të gjithë punëtorëve të KEK-ut, që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e lëshuara nga IKSHPK-ja, duke pasur në konsideratë se rreziku nga COVID-19 ende nuk ka kaluar dhe çdo mos kujdes paraqet rrezik për të gjithë punonjësit e korporatës në tërësi!”, ka njoftuar KEK-u, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portali britanik “Daily Mail” e ka ngatërruar partneren e Tyga-s…