Aliu: Raportin e auditorit e kam iniciuar vetë, jam i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë

07 korrik 2022 | 11:47

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i është përgjigjur akuzave të deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka kërkuar shkarkimin e tij dhe të zëvendësministrit Hysen Durmishi, pasi siç ka thënë ajo “auditori konfirmoi pretendimet e PDK-së për afera korruptive në ministrinë e ministrit Aliu”.

Aliu ka thënë se raportin e Auditorit të Brendshëm e kanë marrë jashtëzakonisht seriozisht.

“Për tenderin për të cilin po flisni, dyshimet për parregullsi i kemi marrë nga ankesat e operatorëve. Ankesat kanë qenë të bazuara dhe këtë raport të Auditimit e kam iniciuar vetë bashkë me zëvendësministrin”, ka thënë Aliu.

Aliu ka shtuar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me prokurorinë.

“Ky raport i auditimit ka treguar që ka parregullsi dhe jemi të vendosur me dërguar këtë punë deri në fund dhe e ftojmë ne prokurorinë dhe jemi të gatshëm me bashkëpunuar me prokurorinë. Jemi të vendosur t’i shkojmë kësaj pune deri në fund”, ka thënë Aliu.

Ministri ka shtuar se për të gjitha projektet do të bëjmë auditim. “Parregullsi që nuk i kap logjika e një inxhinieri apo një zyrtari normal, por ja që kanë ndodh dhe ne duhet të merremi sepse duhet me vendos rend”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Namazi i Kurban Bajramit do të falet të shtunën në…