Aliu reagon pas vrasjes se një gruaje në Ferizaj

12 prill 2024 | 16:32

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas vrasjes se një gruaje në këtë komunë, ku dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj.

Aliu ka thënë se është i tronditur thellë nga ky lajm, duke kërkuar nga organet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet këtë rast.

“Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës.  Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni. Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional. Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit. Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës! Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin!”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i kombëtarës së Kosovës Vedat Muriqi, ka thënë se…