Allardyce: Maguire, i njëjtë me Van Dijkin

25 korrik 2019 | 10:35

Trajneri Sam Allardyce ka thënë se Harry Maguire ka potencialin të bëhet aq i mirë sa Virgil van Dijk nëse kalon te Manchester Unitedi.

Maguire ka qenë subjekt i spekulimeve për kalimin e tij te ‘Djajtë e Kuq’ në prag të fillimit të sezonit të ri. Një ofertë prej 90 milionë eurove thuhet se është pranuar nga Leicesteri, por marrëveshja ende nuk është finalizuar.

“Ai është i ngjashëm me Van Dijkun, është shumë i mirë me topin dhe është i pakalueshëm. Van Dijku është përmirësuar që nga kalimi i tij te Liverpooli dhe të njëjtën e mendoj edhe për Maguire nëse shkon tek Unitedi”, ka thënë Allardyce.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët që kanë nevojë për shërbime të Rezonancës Magnetike dhe…