Allegri: Duhet shumë kujdes ndaj Fiorentinës

01 dhjetor 2018 | 09:14

Trajneri i Juventusit, Massimilliano Allegri, kërkon që skuadra e tij të mos nënvlerësojë në asnjë mënyrë skuadrën e Fiorentinës.

Përpara sfidës kundër ekipit nga Firenze, Allegri e di shumë mirë se “Artemio Franchi” është një nga stadiumet më të vështira në Itali dhe për këtë arsye kërkon përqendrim maksimal nga futbollistët.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre të stërvitur mirë. Nuk kanë humbur ende në shtëpi, kanë shënuar 14 gola dhe pësuar vetëm 3. Fiorentina ka disa lojtarë të rinj mjaft të talentuar, e për ta kjo është sfida më e rëndësishme e vitit. Duhet shumë durim. Nuk duhet të harrojmë se ata kanë një qytet të tërë që i ofron mbështetje”, ka thënë Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë…