Allegri: Nesër do të vajtojmë

11 prill 2018 | 23:36

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pas takimit ka deklaruar se është shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, përkundër që u eliminua nga Reali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai thotë se ekipi i tij e meritoi të shkonte në vazhdime.

“Ndeshja e parë më kishte dhënë besimin se mund t’ia dilnim, dhe ekipi e meritoi të shkonte në vazhdime. Nesër do të vazhdojmë, por të premten duhet t’i rikthehemi punës pasi kem ndeshje të madhe në fundjavë. Juve zhvilloi ndeshje të madhe dhe duhet të uroj lojtarët e mi. Fatkeqësisht detajet e vogla e ndryshuan krejt ndeshjen fatkeqësisht. Kisha edhe dy zëvendësime që i planifikova për kohën shtesë, dhe kisha besim se mund t’ia dilnim. Më vjen keq për lojtarët për takimin e sotëm dhe atij në Torino. Për 60 minuta ishim më të mirë se Reali në Torino, por humbëm 3-0, dhe sonte i dominuam”, ka thënë Allegri, transmeton Koha.net.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një superndeshje është zhvilluar sonte ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit,…