Allegri pas humbjes nga Udinese: Nuk jemi në moment të mirë

13 shkurt 2024 | 10:02

Juventus u mund në shtëpi nga Udinese dhe, pak ditë pas humbjes ndaj Interit, ata ndoshta i kanë thënë lamtumirë ëndrrave të fitimit të kampionatit.

“Ky nuk është një moment i mirë për ne. Më vjen shumë keq që kemi fituar vetëm 1 pikë në tre ndeshje. Mbetemi të qetë sepse kemi një objekti të rëndësishëm për të arritur që është kuota e Champions :eague. Nuk kanë kaluar 15 ditë të shkëlqyera mes ndeshjes në Empoli dhe ndeshjes së sotme (e henë), por kjo nuk duhet të ulë punën e bërë deri tani që është e jashtëzakonshme. Këto momente të forcojnë.

Në pjesën e parë patëm disa situata të favorshme kundër një ekipi që mbrohet mirë. Kundër Udineses kur ke munbdësi duhet të shënosh dhe nuk ia dolëm. Në të majtë krijuam më shumë, por kishte më pak futje drejt qendrës. Në pjesën e parë ishim më të duruar dhe krijuam, por nuk po arrinim të shënonim.

Përpjekja për të vazhduar të ndjekim Interin është një nxitje e rëndësishme për ne, por tashmë zikaltërit janë një skuadër e ndërtuar shumë mirë dhe e gatuar për të fituar Scudetton, ku gjithashtu po bëjnë një kampionat të jashtëzakonshëm dhe duhet pranuar, nuk kanë kundërshtarë. Inzaghi po bën një punë të madhe”, është shprehur ndër të tjera Allegri pas humbjes ndaj Udineses të hënën mbrëma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rikthehet liga më prestigjioze e futbollit evropian Liga e…