Allegri: Ronaldo e meriton ‘Topin e Artë’

24 nëntor 2018 | 11:16

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, mendon se Cristiano Ronaldo e meriton çmimin e “Topit të Artë”.

“Nuk e di se kush do të jenë finalistët për ‘Topin e Artë’, por Ronaldo e meriton pa më të voglin dyshim”, ka thënë Allegri, duke shtuar se transferimi i Cristiano Ronaldos te “Zonja e Vjetër” e ka rritur konkurrencën në stërvitje.

“Ronaldo dhe Mario Mandzukiq ndihen mirë bashkë. Edhe kur luajnë të dy bashkë me Dybala, përsëri kanë harmoi. Ronaldo ka rritur konkurrencën në stërvitje”, ka thënë Allegri.

Lidhur me ndeshjen e radhës kundër SPAL-it, Allegri ka deklaruar: “Sa i përket takimit me SPAL-in, Peri do të jetë titullar, ndërkohë besoj se Matuidi do të qëndrojë pushim dhe Dybala do ta nisë nga stoli. Është e sigurt se Cristiano dhe Mandzukiq do të jenë titullarë”. Skuadra e Juventusit është e para në Serinë A, kurse synimi i saj është triumfi në të gjitha garat.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina natën e mbrëmshme e ka pasur ajrin shumë të…