Allegri: Të fitojmë titullin vitin tjetër! Pogba? Është lojtar i Unitedit 15 maj 2022 | 14:59 Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes kundër Lazios, doli para mediave dhe foli për sezonin aktual, zërat e merkatos dhe duelin që bardhezinjtë zhvillojnë nesër. “Na vjen shumë keq që nuk fituam një trofe këtë vit, por nuk është pak kualifikimi në Champions. Vitin tjetër duhet të përgatitemi për të fituar titullin. Ky është një objektiv i qartë për të gjithë”. “Jemi në formë. Nesër luajmë ndeshjen e fundit në shtëpi dhe duhet të bëjmë një paraqitje dinjitoze. Do të jetë festa e Chiellinit dhe ndeshja e fundit në shtëpi e Dybala. Duhet të nderojmë këtë sfidë”, ka thënë Allegri. “Pogba? Është lojtar i Manchester United dhe nuk mund të flasim për merkato deri në përfundim të sezonit”, ka thënë Allegri, i ngacmuar pas lajmeve të fundit për mesfushorin francez. Lajme të sponsorizuara Të Fundit 28 tetor15:32 Shtyhen 24 ndeshjet e Kupës së Mbretit pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë 28 tetor15:30 Carricku dhe Fernandes sqarojnë mosmarrëveshjet, zotohen ta ndihmojnë klubin 28 tetor15:17 Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë 28 tetor14:11 Haaland përgatit lëvizjen e madhe, Real Madridi dhe Barcelona marrin sinjalin e shumëpritur 28 tetor13:22 Zhegrova në stol te Juventusi, Durmishi ftohet për ndeshjen ndaj Genoas 28 tetor13:16 Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite