Allegri uron Interin për fitore

12 maj 2022 | 15:47

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk i përmbajti dot nervat mbrëmjen e djeshme, teksa u ndëshkua me karton të kuq pas një sherri me Lautaro Martinez. Strategu i bardhezinjve ka shpjeguar episodin.

“Një person nga bankina e Interit më shkeli dhe u nervozova e reagova keq, ndaj kartoni i kuq ishte i drejtë. Më vjen keq për humbjen, pasi bëmë një ndeshje shumë të mirë, por duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të shohim përpara. Bravo Interi për fitoren, por edhe Valeri për arbitrimin. Ndeshje të tilla janë të vështira, por ai vendosi drejt dhe me autoritet. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të minimizojmë diferencën me Interin, që është dukshëm më i fortë”, deklaroi trajneri bardhezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), dhe misioni i USAID…