Allison Becker, “mbret” i portës

13 dhjetor 2018 | 17:21

Skuadra nënkmapione e Evropës, Liverpool ka shpenzuar 67 milionë paund për gardianin e portës së tyre, brazilianin Allsion Becker dhe duket se çdo qindarkë ja ka vlejtur për ish-portierin e Romës.

alison

Këtë gjë e konfirmojnë edhe statistikat mbresëlënëse që ka portieri i “The Reds”-ave. Ai ka shpëtuar ekipin e Jurgen Klopp në ndeshjen kundër Napoli në Ligën e Kampionëve, por edhe në kampionat përballë Everton, me pritjet të cilat ishin të jashtëzakonshme. Portieri brazilian ka një përqindje pritjesh prej 85.7% te gjuajtjeve që i vijnë drejt portës, duke lënë pas me diferencë Hugo Loris. I cili renditet i dyti me 78.9%. Nga 42 gjuajtje që kanë ardhur drejt kuadratit të brazilianit, vetëm gjashtë prej tyre kanë shkuar në rrjetë.

Një rendiment i jashtëzakonshëm, teksa në vendin e tretë ndodhet Ederson, më pas Kepa dhe Leno mbyll “top 5”. Allison Becker është portieri me përqindjen më të lartë të pritjeve në kampionatin anglez dhe me një diferencë të konsiderueshme nga ndjekësi më i afërt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në…