Alonso dhe Vetteli: Titulli të ndahet për të dy pilotët

15 dhjetor 2021 | 17:32

Piloti spanjoll Fernando Alonso dhe ai gjerman Sebastian Vettel, dy kampionë bote në garat e Formula 1, kanë bërë një propozim të veçantë në lidhje me kampionatin e sapopërfunduar. Ata propozojnë që titulli kampion bote për pilot për vitin 2021 të ndahet mes Max Verstappenit (Red Bull) dhe Lewis Hamiltonit (Mercedes).

“Max është fantastik dhe titulli kampion për të ishte çështje kohe. Gjithsesi, mendoj se ishte me fat, pasi pa makinën e sigurisë do ta triumfonte Hamilton. Kjo është një çështje që do të zgjasë shumë, por duke parë 22 garat e këtij sezoni, secili prej tyre mund të shpallej kampion”, ka thënë Alonso, dy herë kampion bote.

“Ndaj, mendoj se ky trofe mund të ndahet mes të dyve dhe kjo do të ishte më e drejtë, pasi të dy ishin të jashtëzakonshëm këtë sezon”, ka shtuar Alonso, që mbështetet në këtë nismë edhe nga Vetteli, 4 herë kampion bote. “Jam i lumtur për Max, por edhe i dëshpëruar për Lewisin, pasi të dy e meritonin atë titull”, u shpreh piloti gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci,…