Alonso, trajner i Bayer Leverkusen?  

05 tetor 2022 | 16:02

Bayer Leverkusen nuk po kalon një periudhë të mirë në kampionat dhe të njëjtën gjë e tregoi dhe disfata 2-0 përballë Portos në Ligën e Kampionëve.

Kështu në Gjermani janë të sigurt se trajneri zviceran, Gerardo Soane, i ka orët e numëruara te “Aspirinat” dhe pritet të shkarkohet shumë shpejt.

“Marca” nga ana tjetër, thekson se trajneri i ri i Leverkusen do të jetë ish-mesfushori i Liverpool, Realit dhe Bayern Munchen, Xabi Alonso.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën në 2010 është gati për të marrë drejtimin e një skuadre profesioniste, pas tre viteve të kaluara me Real Sociedad B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Sivassporit, Riza Çalimbay në konferencë për shtyp para…