Altin Zogaj mposht boksierin nga Armenia me nënshtetësi gjermane Armenak Hovhannisyan

05 shkurt 2023 | 23:13

Boksieri shqiptar Altin Zogaj nga Drenica i cili jeton në Gjermani, të shtunën në Wangan të këtij shteti në një ndeshje tejet të fortë ka arritur ta mposhtë boksierin nga Armenia, i cili është me nënshtetësi gjermane Armenak Hovhannisyan në një meç, i cili zgjati 10 raunde në kategorinë gjysmë të rëndë.

Zogaj gjatë tërë ballafaqimit ishte më i mirë se kundërshtari i tij, duke triumfuar me vendimin unanim të gjyqtarëve. Për boksierin Zogaj, i cili është me prejardhje nga Komorani i Drenicës, por jeton në Gjermani kjo është fitorja e 11 në boksin profesionist me po aq meqe të zhvilluara.

Altin Zogaj para çdo meçi, por dhe pas ndeshjes e që zakonisht i fiton të gjitha, i nis me këngën e UÇK-së si dhe në rrobat e tij sportive poashtu mban emblemën e UÇK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona vijon e qetë rrugëtimin drejt titullit kampion në La…