Ambasada amerikane kërkon progres real në dialogun Kosovë-Serbi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i ka dhënë mbështetje përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se është koha për përparim të vërtetë në dialog.
I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, në llogarinë e tij në “Twitter” ka shkruar se Lajçak ka të drejtë dhe është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi.
“I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak ka të drejtë, është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi. Bëjeni”, ka shkruar Giacobbe.
EUSR Lajčák is right, it’s high time for real progress on the Kosovo-Serbia Dialogue. #GetItDone 🇽🇰🇷🇸 #RealProgress https://t.co/9rBMdafc01
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 17, 2021



