“Ndihem e përdorur”, Beatrix reagon pasi merr vesh se Kledi ka të dashur jashtë shtëpisë

17 nëntor 2021 | 13:11

Në shtëpi duket se është krijuar një trekëndësh. Kledi ka deklaruar se ka një lidhje disavjeçare jashtë shtëpisë, nga ana tjetër ka është akuzuar për flirte me Arjolën por nga ana tjetër ftoi në një darkë Beatrix.

Kjo gjë ka krijuar një konfuzion si mes banorëve ashtu edhe në publik.

Pasi ndoqën një përmbledhje me momentet më pikante të kësaj historie, ata kanë nisur të sqarohen dhe të japin komentet e tyre.

Beatrix deklaroi se ndihej paska e përdorur dhe e zhgënjyer pasi në asnjë moment nuk i ka dhënë shpresa Kledit.

“Uroj që Kledi mos të jetë ky lloj personi, ndihem pak e përdorur por uroj të mos të zhgënjehem. Nuk i kam dhënë në asnjë moment shpresa, thjesht jam e edukuar’’,- tha ajo.

Kledi nga ana tjetër u përpoq të sqaronte se ndihet konfuz për lidhjen e tij por nuk ka dashur në asnjë moment të bëjë dikë të ndihet keq.

Arjola nga ana tjetër ka thënë se nuk ndihej aspak xheloze dhe se nuk e ka parë kurrë Kledin në atë aspekt.

Kledi e përmbylli këtë sqarim me një deklaratë drejtuar partneres së tij jashtë.

”Ajo e di se si e kemi ne situatën mes nesh. Nuk dua të mërzis askënd por nga ana tjetër duhet të them që kam marrë një vendim pasi jeta është e shkurtër. Kanë ndodhur shumë gjëra dhe nuk e di nëse do t’i kalojmë dot”,- tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi  shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik, ‘Noizy’,…