Ambasada e Italisë:  Do ta mbështesim Qeverinë Hoti

04 qershor 2020 | 00:46

Ambasada e Italisë në Prishtinë i ka uruar postin e kryeministrit të ri të vendit, Avdullah Hotit.

Në një deklaratë për media thuhet se Italia është e gatshme ta mbështesë Qeverinë e re të Kosovës në përmbushjen e sfidave dhe prioriteteve, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rifillimin e dialogut me Beogradin me lehtësimin e BE-së.

“Italia uron Qeverinë e re të Kosovës. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim atë në përmbushjen e sfidave dhe prioriteteve të sotme, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit; çuarjen përpara të agjendës së reformës, e cila po ashtu është e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik; dhe rifillimin e dialogut me Beogradin me lehtësimin e BE-së. Ne i urojmë Kryeministrit të ri Hoti dhe ekipit të tij suksese në vazhdën e prosperitetit dhe paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për rajonin”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e…