Ambasada e ShBA-së reagon pas djegies së shtëpisë së një serbi në Gjilan

29 prill 2020 | 15:33

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka reaguar pas lajmit për djegien e shtëpisë së një shtetasi serb në Cernicë të Gjilanit.

Kjo ambasadë përmes një reagimi në “Twitter” ka thënë se dhuna që shënjestron komunitetet në Kosovë duhet të jetë e papranueshme.

“Dhuna që ka në shënjestër komunitete të pakicave, përfshirë dyshimet e fundit për zjarrvënie të qëllimshme që i kanë prekur shtëpitë e serbëve të Kosovës, duhet të jetë e papranueshme për të gjithë qytetarët që besojnë në paqe dhe drejtësi. Incidente të këtilla duhet të hetohen plotësisht dhe të ketë ndjekje penale për to”,  është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sergio Ramos ka thënë se tashmë çdo gjë po përmirësohet…