Ambasada gjermane në Kosovë pret zgjedhje transparente

21 janar 2021 | 16:33

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë “organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente” dhe “në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

Komenti i tij në “Twitter vjen në ditën kur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, akuzoi, siç u shpreh ajo, “burrat e politikës” për kërcënime kundër saj.

Daka tha se kërcënimet janë bërë pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për moslejimin e 47 kandidatëve për deputetë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të problemeve me ligjin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim dhjetorin e kaluar që të gjithë personat që janë të dënuar për vepra penale në tre vjetët e fundit, me vendim të formës së prerë, ta kenë të kufizuar të drejtën për t’u certifikuar si kandidatë për deputetë.

Duke folur në një konferencë për media të enjten, Daka nuk tregoi se nga cilat parti ka marrë kërcënime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri…