Ambasadori amerikan ‘godet’ partitë politike për listat zgjedhore

13 shtator 2019 | 13:30

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar partitë politike të cilat kanë vënë në lista për deputetë persona me aktakuza.

Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”, ka pyetur se si është e mundur që qytetarët t’u besojnë këtyre subjekteve që në lista kanë persona me aktakuza aktive për korrupsion e të dënuar për krime lufte.

“Si ka mundësi që qytetarët të marrin seriozisht përkushtimin e partive për sundim të ligjit kur ato kanë futur në listat për kandidatë individë me aktakuza aktive, dënime për krime lufte dhe sulmet, dhe të sanksionuar ndërkombëtarisht për krime të luftës dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, është takuar sot me ambasadorin…