Ambasadori amerikan: Kina fshehu informacione për koronavirusin

26 mars 2020 | 10:43

Woody Johnson, ambasadori amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, ka akuzuar Kinën për përfshirje në propagandë të ashpër dhe të rrezikshme për koronavirusin, duke thënë se bota mund të ishte kursyer nga ndikimi i plotë nëse zyrtarët kinezë nuk do t’i mbulonin faktet.

Në një pjesë të opinionit të botuar në gazetën britanike “The Times”, Johnsoni thotë se Kina dështoi në detyrimin e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të shpërndarë informacione rreth shpërthimit në mënyrë transparente.

“Së pari (Kina) u përpoq ta shtypë lajmin. Pastaj, ajo ka punuar për ta mbrojtur popullsinë e vet duke shpërndarë në mënyrë selektive informacion kritik, të tilla si të dhëna për sekuencat gjenetike” shkroi Johnson.

“Sikur Kina të kishte bërë gjërat e duhura në kohën e duhur, më shumë nga popullsia e saj dhe pjesa tjetër e botës, mund të ishte kursyer ndikimi më serioz i kësaj sëmundje”, shkroi Johnsoni.

Ai shtoi se kur kriza zvogëlohet do të duhet të bëhet një vlerësim i kostove të “prishjes së bashkëpunimit ndërkombëtar” dhe veprimeve të Kinës herët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Bosh ka mbetur zyra Nga tetë veta sa…