Kosnetti mbështet seancën e nesërme për mocionin ndaj Qeverisë

24 mars 20:41

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një shkrimi në “Twitter”, ka mbështetur seancën e nesërme që do të mbajë Kuvendi i Kosovës, për të votuar mocionin e votëbesimit për Qeverinë Kurti.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, shkruan Kosnett.

Ambasadori Kosnett tregon se sot i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se është e rëndësishme që të respektohet kushtetua e vendit nga Kuvendi dhe institucionet e tjera.

“Siç i kam thënë kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar tutje Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oriana Sabatini, e dashura e Paulo Dybala-s në një intervistë…