Ambasadori amerikan mirëpret vendimin për furnizim me barna të spitaleve në komunat me shumicë serbe
02 nëntor 2023
| 20:56
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përshendetur vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për furnizim me barna të spitaleve dhe qendrave mjekësore nëpër komunat me shumicë serbe.
Hovenier është shprehur i lumtur për këtë iniciativë, duke shtuar se i shërben të gjitha komuniteteve.
“I bashkohem kolegut tim nga BE, për të mirëpritur miratimin e shpejtë të vendimit nga ministri Vitia për donacionet me barna dhe furnizimet mjekësore. E përgëzoj përkushtimin e tij të vendosur për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar ai në Tëitter.
Këtë vendim e ka përshëndetur edhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.