Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada e ShBA-së tregon për temat që ai do t’i diskutojë në Kosovë

21 prill 2026 | 14:04

Anu Prattipati, e ngarkuar me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të ShBA-së në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker.

Në njoftimin e ambasadës, kjo vizitë është mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, ka kënaqësinë të mirëpresë përfaqësuesin e përhershëm të Shteteve të Bashkuara në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker, në Ambasadën e ShBA-së gjatë vizitës së tij në Kosovë. Kjo vizitë është një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së ShBA-së”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionistët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Monika…