Ambasadori britanik, i shqetësuar pas dorëheqjes së serbëve nga Policia e Kosovës

18 gusht 2023 | 16:26

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas dorëheqjes së shtatë serbëve nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, është në interes të komunitetit që policët serbë të Kosovës ta vazhdojnë punën pa u frikësuar.

“Unë ndaj shqetësimin se një numër i policëve serbë të Kosovës të saporekrutuar kanë dhënë dorëheqje. Është në interes të komunitetit që policët serbë të Kosovës të vazhdojnë të punojë në veri të Kosovës dhe ta bëjë këtë pa frikësime të brendshme apo të jashtme. Është jetike që Policia e Kosovës të përfaqësojë komunitetet aty ku mbikëqyr (kryen detyrën) dhe i mirëpres përpjekjet e qeverisë që ta bëjë të mundur këtë”, ka shkruar Abbott në “Facebook”.

Gjatë ditës së sotme, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se numri i serbëve që kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës është shtatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Komerciale e Kosovës, gjegjësisht dhomat e shkallës së parë,…