Ambasadori britanik viziton Doganën e Kosovës

09 qershor 2021 | 17:41

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar të mërkurën Doganën e Kosovës, ku është takuar me drejtorin Agron Llugaliu.

Lajmin e ka bërë me dije dogana nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas doganës, ata kanë diskutuar rreth shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në përgjithësi.

“Sot Doganën e Kosovës e vizitojë ambasadori britanik, Nicholas Abbott ku u prit nga drejtori i përgjithshëm, Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë. Përveç̧ diskutimeve rreth shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në përgjithësi, Llugaliu falënderoj ambasadorin respektivisht qeverinë britanike për ndihmën e ofruar gjatë këtyre 20 viteve në rritjen dhe profesionalizimin e Doganës së Kosovës”, ka njoftuar dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me…