Përfaqësuesit e CSSP-së ofrojnë mbështetje për komunitetet në Kosovë

09 qershor 2021 | 17:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka pritur në takim ekipin e Qendrës në Berlin për Ndërmjetësim Integrues (CSSP), të udhëhequr nga drejtori Christoph Luettmann.

Luettmann e ka përgëzuar Kurtin për marrjen e detyrës dhe e ka njoftuar për punën që organizata e tij e ka bërë në të kaluarën në Kosovë dhe atë që janë duke e bërë tani. Ai ka ofruar përkrahjen e plotë të organizatës për proceset që kanë të bëjnë me komunitetet e Kosovës.

Ndërsa kryeministri Kurti ka falënderuar CSSP-në për punën e deritashme në Kosovë dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës.

Ai ka thënë se komunitetet duhen të bashkëpunojnë dhe të bëhen bashkë për çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre si vendet e punës, luftimi i korrupsionit, mbrojtja e ambientit, etj.

CSSP-ja është organizatë gjermane me seli në Berlin, me zyra lokale në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri, që merret me çështje të dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Esat Myftari   Para pak muajve doli në qarkullim romani…