Ambasadori Dedaj pret në takim ambasadoren e Malit të Zi në Shkup

13 maj 2019 | 13:10

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka pritur në takim ambasadoren e re të Malit të Zi në Shkup, Marija Petroviq, me të cilën ka diskutuar për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Kisha nderin të pres për një vizitë njohëse ambasadoren e re të Malit te Zi, znj. Marija Petroviq, me të cilën në një atmosferë miqësore biseduam për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ambasadori Dedaj ka thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe në të ardhmen në Bashkimin Evropian, ndihmon dhe lehtëson perspektiven euroatlantike të tërë Ballkanit Perëndimor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e martë) shënohet 20-vjetori i masakrës së Qyshkut, Pavlanit,…