Ambasadori Dedaj takohet me homologun shqiptar në Shkup

08 nëntor 2018 | 15:36

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërinstitucional.

“Takim i parë njohës me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup! Kisha nderin që misionin tim në Shkup, ta filloj në takim me shkëlqesinë e tij, Fatos Reka, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shkup! Bashkëpunimi ynë ndërinstitucional dhe ndërshtetëror  do mbetet lart në agjendën tonë, me të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 peopleImage may contain: 6 people, people smiling, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtorët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë shkarkuar…