Ambasadori francez Chabert e sugjeroi Hamzën të përmbahen nga shpenzimet e reja

05 qershor 2018 | 15:15

Ministri i Financave Bedri Hamza priti të martën në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, me të cilin diskutuan për progresin dhe sfidat e vendit tonë në fushën e financave dhe ekonomisë.

“Me këtë rast, ministri Bedri Hamza falënderoi ambasadorin Chabert për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë Kosovës deri më tani përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Hamza e njoftoi Ambasadorin për procesin e të hyrave buxhetore, për masat e reja fiskale, për planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë, për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe indikatorëve makro-fiskal, për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend si dhe përkushtimin e Ministrisë së Financave në luftimin e informalitetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas këtij njoftimi,  ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert falënderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për përpjekjet e bëra për të arritur një rritje të hyrave buxhetore prej 10 % krahasuar me vitin e kaluar dhe për t’u përmbajtur nga shpenzimet e reja që mund të ndikojnë në afat të gjatë në qëndrueshmërinë buxhetore dhe në ndëshkimin e investimeve produktive për të cilat vendi ka nevojë”, është thënë në njoftimin e MF-së.

Ambasadori i Francës Didier Chabert gjithashtu diskutoi me Ministrin Bedri Hamza për mundësinë e një vizite zyrtare në Paris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot…