Ambasadori gjerman, i lumtur: Më i lumtur kur ta shoh reciprocitetin

03 prill 2020 | 09:40

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka përshëndetur futjen e kamionëve të parë me mallra nga Bosnja e Hercegovina në Kosovë që nga heqja e tarifës ndaj këtij shteti më 1 prill.

Heldt ka reaguar në “Twitter” ndaj postimit të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, Johann Sattler, pasi ky i fundit shkroi se kamionët e parë nga ky shtet që nga heqja e taksës janë futur në Kosovë.

Heldt ka thënë se është i lumtur për arritjen e kamionëve nga Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë dhe do të ishte edhe më i lumtur nëse do të ndodhë e njëjta gjë edhe anasjelltas.

“Pajtohem plotësisht. Madje edhe më i lumtur kur shpresoj që ta shoh edhe lëvizjen anasjelltas shumë shpejt. Nuk duhet të jetë e njëanshme kur flasim për bashkëpunim. Po ashtu, njerëzit të kenë mundësi të udhëtojnë dhe të vizitojnë pas krizës me COVID 19. Takimet personale fillojnë ta bëjnë ndryshimin”, ka shkruar Heldt në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi deri tash më së shumti ka marrë jetë njerëzish…