Ambasadori gjerman: Kosova ka nevojë për qeverinë e re

09 dhjetor 2019 | 16:02

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka folur përsëri rreth krijimit të institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Heldt nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”, ka ritheksuar qëndrimin e tij për krijimin e institucioneve, duke shtuar se Kosova ka nevojë për qeveri të re.

“Rrezet e diellit po depërtojnë përmes mjegullës e reve. Një ogur i mirë në këtë mëngjes të së hënës për t’i rrumbullakuar me sukses bisedimet për koalicion. Kosova ka nevojë për qeverinë e re, ne të gjithë dëshirojmë që t’i kthehemi punës. Ju uroj fillim të mbarë të kësaj jave vendimtare”, ka shkruar Heldt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Genaro Gattuso pritet të bëhet shumë shpejt me skuadër të…