Ambasadori Hill: SHBA-ja dhe shumë shtete tjera nuk e kanë parë si moment të duhur për zgjedhje

20 prill 2023 | 18:00

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se qëndrimi i SHBA-së dhe i shumë shteteve tjera ka qenë që nuk është momenti i duhur për t’i mbajtur zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës.

Hill ka thënë se SHBA-ja do të shohë të gjitha aspektet e zgjedhjeve, por do të flasë për to pasi ato të përfundojnë.

“Zgjedhjet do të ndodhin, nuk është sekret që ne dhe shumë shtete tjera nuk e kemi konsideruar si kohë të mirë për të pasur zgjedhje.

Jemi në një moment kritik dhe të rëndësishëm të dialogut. Mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë se problemet mes Beogradit e Prishtinës duhet zgjidhur në dialog”, tha Hill në Kuvendin e Serbisë.

Ai ka thënë se themelimi i Asociacionit është urgjencë.

“Mendoj se një nga çështjet më të rëndësishme, e që duhet të zgjidhet, pasi është test i kapacitetit tonë për të arritur marrëveshje, është implementimi i AKS-së.

Mendoj se ideja që jemi në përvjetorin e dhjetë të kësaj, duhet të jetë alarm zgjimi për njerëzit që mendojnë se mund të prisni që publiku të besojë në marrëveshje ndërkombëtare nëse nuk zbatohet për 10 vjet. Kjo çështje e AKS-së është çështje kyçe nëse duhet të bëjmë përparim”, tha Hill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës Aleksandër Jabllanoviq është…