Ambasadori Hovenier takon shtetasit e ShBA-së që jetojnë në Kosovë

01 tetor 2023 | 12:18

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me ekipin konsullor të Ambasadës në Prishtinë, kanë takuar shtetasit e ShBA-së që jetojnë në Kosovë.

Në njoftimin e ambasadës në “Facebook” është thënë se ata kanë marrë më shumë informacione se si funksionon ambasada për të mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit.

“Javën e kaluar, ambasadori Hovenier dhe ekipi konsullor i Ambasadës në Prishtinë u takuan me shtetas të ShBA-së që jetojnë në Kosovë. Ekipi ishte i interesuar të dëgjonte për të gjitha përvojat dhe mori më shumë informacione se si funksionon ambasada për të mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian…