AMBASADORI I GJERMANISË JÖRN ROHDE DHE XHAFER DEVA

12 shkurt 2022 | 00:10

Ismet Sylejmani

Burimi i të gjitha të kqijave të popullit shqiptar të Kosovës ishte dhe mbeti Serbia pushtuese!

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe ardhja e ushtrisë hitleriane në Kosovë, e gjeti Kosovën të roberuar nga Serbia!

Hyrja e ushtrisë gjermane në Kosovë, me të drejtë u përjetua si çlirim nga shqiptarët, sepse vrasjet e Serbisë pushtuese të kryera në mënyrë sistematike shtetërore u ndërprenë!

Pjesmarrja e shqiptarëve në administratën fashisto-naziste në Kosovë duhet të shikohet me realizëm dhe të thuhet me zë të lartë, se shqiptarët me të drejtë e mirëpriten ardhjen e gjermanëve, ardhja e të cilëve e ndërpreu dhunën dhe terrorin serb, mbi popullin shqiptar!

Kurse përfshirja e shqiptarëve në administratën naziste në Shqipëri, kjo është çështje tjetër, pra dallon thelbësisht!

Shkuarja e shqiptarëve të Kosovës në krye të Qeverisë kuislinge në Tiranë, është rreshtim në anën e gabuar dhe dalje kundër koalicionit antifashist botërorë, në ballë me Shtet e Bashkuara të Amerikës!

Xhafer Deva i Kosovës dallon nga Ministri kuisling i Punëve të Brendshme Xhafer Deva në Shqipëri!

A nuk kishte Shqipëria intelektual shqiptar, por u dashtë të shkojnë nga Kosova tradhetarët Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva e të udhëheqnin me pushtetin kuisling dhe të kryenin masakra e terror mbi banorët shqiptar?

Natyrisht se kishte shqiptar intelektual e patriot në Shqipëri, por ata e kishin ndarë mendjen, ishin rreshtuar kundër të keqës botërore e në krah të koalicionit antifashist e për luftë Nacional Çlirimtare nga murtajanfashisto-naziste!

Prandaj nuk mund të thuhet se Kryeministri kuisling Rexhep Mitrovica dhe Ministri kuisling Xhafer Deva, ishin shqiptarë me vetëdije të lartë politike dhe shkencore e me parashikueshmëri të lartë e të thellë të fateve dhe të ardhmes së sigurtë e të ndritur të popullit dhe Atdheut, por edhe me prestigj të Kombit shqiptar në botë!

Duhet të dëgjohet e të rrespektohet thirrja e ambasadorit gjerman në Kosovë Jörn Rohde, për ndalimin e restaurimit të shtëpisë së njeriut që ishte simbol i bashkpunimit me pushtuesit nazist në Tiranë!

Gjermania është shtet demokratik dhe zë vend të rëndësishëm në shtetet e mëdha në botë që e kanë ndihmuar luftën për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Në vend të shtëpisë së kuislingëve kemi plot shtëpi të atdhetarëve e patriotëve të mëdhenjë të popullit tonë, që meritojnë përkujdesje shtetërore e institucionale!

Prishtinë, 12 Shkurt 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kombinim i bukur i Messit me Mbappen në minutat…